Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Qarja me obobo dhe olele nuk vlen”/ Analisti tregon arsyen përse askush nuk mund të rrëzojë Ramën e Bashën

21:58 / June 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lulzim basha edi rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Arjan Curri ka kritikuar Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike duke bërë një krahasim me qeverinë aktuale.

Në emisionin “Open”, Curri tha se PD është një mini shtet me të njëjtat rregulla si të Ramës. Curri iu kundërpërgjigj Zekthit duke i thënë se po futet në vallen e Ramës dhe theksoi se nuk duhet të vijojnë opinionet e tipit “kryeministri ka bandat e lekët”.

Curri: Qarja me obobo dhe olele se ky ka bandat dhe lekun, tani i bie që ta durojmë dhe këtë 50 vjet. Kësaj i bie të durojmë Stalinin dhe Bashën. Po futeni në lojën dhe vallen e Ramës ndërsa kam dhënë këshilla që të mos bëheni si ai.

Nuk mund të vazhdoni të thoni ka bandat e lekët dhe për fatin tonë të keq, këtë mandate do të ketë më tepër, do i shtohen lekët. Për gjithë gabimet në metoda, dikush duhet të mbajë përgjegjësi, qoftë edhe simbolikisht.

Në PD ka kritika nga eksponentë të lartë që thonë se zgjedhjet brenda PD do të manipulohen. Ristani del e thotë se nuk ka gjykatë të brendshme. Këtej Rama nuk ka konkurrentë për ta rrëzuar dhe vetë Basha nuk ka konkurrentë për ta rrëzuar. Edhe PD është një mini shtet, një mini Ramë me të njëjtat rregulla.

Do presim derisa durimi të arrijë maksimumin. Doja të them që PD sikundër partitë e tjera janë biznese private të njerëzve që kanë ngritur ato. PD është investim i dy njerëzve, i Berishës dhe benjaminit të tij, Bashës.

Në këtë kuptim, Basha mirë e bën se të njëjtën do bëja, nuk do të iki kurrë edhe pas 30 vjetësh nëse vetë anëtarësia nuk e rrëzon fuqishëm në të njëjtën shumicë që presim që shqiptarët të rrëzojmë Ramën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026

Reforma territoriale dhe zgjedhore në fokus, ministri Demo në Komision: 2027-a do të jetë vit sfidues për bashkitë, rritet buxheti për Policinë

11:23 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.