Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, Halit Valteri: S’ka garë, kutitë do të mbushen si në 2017

22:08 / June 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
halit valteri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gara në Partinë Demokratike është farsë dhe kutitë do të mbushen në favor të kreut aktual Lulzim Bashës. Kështu ka deklaruar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv, Halit Valteri ish-eksponent i rëndësishëm në Partinë Demokratike, dhe njohës shumë i mirë i procesit të zgjedhjeve brenda kësaj partia. Kjo pasi në vitin 2017, Valteri thotë se ka punuar gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të PD-së, Lulzim Bashës, kundër Eduard Selamit, ku tha se Basha ka të gjithë numëruesit, vëzhguesit dhe të vetmen garë që mund të fitojë është kjo brenda PD.

“Njoh shumë mirë procesin në PD. Të vetmen gjë që Lulzim Basha mund të fitojë është të mund rivalët brenda PD-së se i ka vetë numëruesit, vet vëzhguesit. Nuk kanë numërues. Tre herë Rama kryeministër tre herë Basha kryetar PD-je. Këtu ka kandidatë fallso. Njëri nga këta do të jetë nënkryetar i PD-së, ai që do të marrë më shumë vota, Agron Shehaj. Është futur për të legjitimuar garën. I vetmi që nuk do ta lejë garën është Agron Shehaj. Ta zëmë se do të votojnë 300 veta. 100 vota Agron Shehaj, 50 Bardh Kadilli, 100 vota Edith Harxhi, 150 do t’i marrë, Basha, dhe nëse nuk i gjen, do të mbushen kutitë. Agron Shehaj do të marrë ato vota që janë njerëzit që nuk e duan Bashën në krye të PD-së. Do të mbushen kutitë. Eduard Selami nuk futej dot në derë të PD. Nuk ndryshon asgjë fizionomia e PD nga PPSH. Ose je me ne, ose je armik. Nëse nuk mendon si oborrtarët, si ato që ka bërë kuanti në kat të dytë nuk ka demokraci. Ai do ta çoj PD në 20 mandate. Nuk ka garë, nuk ka proces, është farsë, kutitë do të mbushen.”- tha Valteri.

Halit Valteri mbushen Zgjedhjet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.