Një ditë më parë Ura e Darzezës u shemb teksa një kamion ra në ujërat e lumit. Mësohet se kamioni kishte të ngarkuar dhe një skrep mbi të dhe ura, e ndërtuar nga ushtria, nuk mund të përballonte ngarkesën.
Policia bën të ditur se është vënë në pranga drejtuesi 52-vjeçar i mjetit, në akuzën e “Shkatërrimit të rrugëve”.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve” shtetasin L. P., 52 vjeç, banues në Roskovec, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep, ka kaluar në urën e rrugës automobilistike Fier-Darzezë jashtë tonazhit të parashikuar në tabelën sinjalistike, duke e shëmbur urën”, thotë policia.
