Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasje në Tiranë/ Vjehrri vret ish -dhëndrin para seancës së divorcit. Plagoset avokati

12:18 / June 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrasja tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kudret Saliaj është viktima e atentatit të sotëm në një lokal pranë gjykatës së Tiranës, ku i plagosur mbeti dhe avokati Adriatik Cama, një ish-prokuror i shkarkuar nga vetingu.

Autor i ngjarjes ishte ish-vjehrri i viktimës Mexhit Picari i cili u vu në pranga nga policia një orë pas ngjarjes.

Viktima ishte në proces divorci me vajzën e autorit, një proces që ka nisur nga tetori i vitit të kaluar dhe që nuk ka kaluar i qetë.

ZANAFILLA E KONFLIKTIT

Bëhet fjalë për një ngjarje të nisur në fillim të muajit Tetor 2020. Nusja e shtëpisë, Dhurata Saliaj, një vajzë e re 32-vjeçare, është larguar nga shtëpia e bashkëshortit të saj, duke lënë pas 3 fëmijët.

Nga palët ka pretendime të kundërta. Familja e Kudret Saliajt pretendonte se Dhurata Saliaj, është larguar me vullnetin e saj. Ndërsa kjo e fundit thotë se ishte vetë bashkëshorti që e dërgoi tek prindërit e saj.

Por si rrodhën ngjarjet që situata erdhi deri në këtë pikë? Brenda familjes ka pasur akuza dhe kundërakuza, pretendime për tradhti bashkëshortore, mosmarrëveshje dhe deklarata për dhunë fizike dhe psikologjike.

dhurata saliaj
Dhurata Saliaj

Sipas Dhuratës e cila në atë kohë foli në një emision televiziv, familja e bashkëshortit, konkretisht vjehrra e 32-vjeçares, mbesa e burrit të saj, madje edhe 2 fëmijët e saj, e akuzojnë për tradhti bashkëshortore. Ata thonë se ka prova, ndërsa vetë Dhurata mohon çdo gjë të tillë dhe i konsideron sajesa e trillime.

Por konflikti brenda familjes u tensionua akoma më shumë. Ndaj Dhuratës u bë një denoncim në polici, ku akuzohej se kishte ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj fëmijëve të saj dhe mbesës së burrit, si dhe të kishte kërcënuar vjehrrën.

Pas këtij kallëzimi, Dhurata Saliaj u arrestua më datë 3 Tetor. Pasi u arrestua, Dhurata doli përpara Gjykatës së Tiranës dhe trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë arrest shtëpie.

KRONIKE E PARALAJMERUAR

Tensionet mes familjeve kanë qenë të shpeshta dhe shumë herë kanë përfunduar dhe në dyert e policisë derisa më këtë 4 qershor Mexhiti i mori jetën ish-dhëndrit të tij.

mexhi picari

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026

Reforma territoriale dhe zgjedhore në fokus, ministri Demo në Komision: 2027-a do të jetë vit sfidues për bashkitë, rritet buxheti për Policinë

11:23 / November 4, 2026

Rama publikon pamjet nga Tale e Lezhës: Një tjetër investim rrugor për zhvillimin e turizmit në bregdet

10:49 / November 4, 2026

Obama pas fitores së demokratëve: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë

10:19 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.