Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

DINAMIKA/ Vrau dhëndrin në sy të vajzës, ishin ulur në të njëjtin lokal

14:20 / June 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrasje ne tirane 3 723x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vrasja e Kudrejt Saliajt nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari duket se ka ardhur pas një historie të gjatë konfliktesh në familje, ku palët akuzonin njëri-tjetrin për tradhëti bashkëshortore. Çifti kishte tre fëmijë dhe sëfundmi, Saliaj kishte kërkuar divorcin nga bashkëshortja e tij Dhurata.

Dhurata Saliaj ka qenë prezent në lokal në momentin që babai vrau me pesë plumba ish-bashkëshortin e saj. Pas kapjes nga policia, Mexhit Picari deklaroi se kishte vepruar për të mbrojtur nderin e vajzës, të cilën sipas tij po e akuzonin për tradhti bashkëshortore pa të drejtë.

Dinamika e ngjarjes

Ngjarja ndodhi 10 minuta para seancës  gjyqësore për ndarjen e çiftit. Në momentin e ngjarjes, familja Picari, specifikisht Mexhiti dhe Dhurata kanë qenë ulur në lokal, ndërsa në një karrige tjetër disa metra më tej ishin ulur Kudret Saliaj me avokatin e tij Adriatik Cama. Në një moment, pa shkëmbyer asnjë fjalë, Picari është ngritur nga tavolina dhe duke nxjerrë pistoletën, ndërsa ka qëlluar 8 herë në drejtim të tij. 5 nga plumbat kanë goditur Saliajn dhe 1 tjetër avokatin e tij, Adriatik Camën.

Pasi vrau Saliajn, Mexhit Picari është larguar në këmbë me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa pas tij u largua edhe Dhurata, ish-bashkëshortja e viktimës. Policia ka shkuar menjëherë për kontroll në shtëpinë e Dhuratës ku edhe ka gjetur aty autorin e vrasjes.

Në dëshminë e parë para policëve ai ka theksuar se kishte vepruar për të mbrojtur nderin e vajzës, të cilën sipas tij po e akuzonin pa asnjë provë për tradhti bashkëshortore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ariu i merr jetën 53-vjeçarit në Bulqizë, viktima u sulmua në mal

22:00 / November 3, 2026

Plagoset me armën e shërbimit një efektiv në Bazën Ajrore të Kuçovës

19:56 / November 3, 2026

Krim brenda familjes në Itali, shqiptari 21 vjeçar vret nënën e tij

10:50 / November 3, 2026

Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, autori i armatosur dhe i maskuar

11:15 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.