Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhër-arrestin e dhënë nga Prokuroria, për arrestimin e Dhurata Saliajt, vajzën e Mexhit Picarit.
Ky i fundit vrau sot në një lokal te Gjykata e Tiranës ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj.
Ndaj saj ishte vendosur masa “arrest shtëpie” për dhunë në familje, por ajo e kishte thyer këtë masë, ndaj sot në mbrëmje është arrestuar.
Vajza e Picarit, Dhurata Saliaj ka qenë në proces gjyqësor me bashkëshortin e saj Kudret Saliaj. Sot ata kishin seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës. Avokat i Kudret Saliajt ka qenë ish-prokurori Adriatik Cama.
Autori Mexhit Picari ka qenë i ulur në tavolinë me vajzën e tij, ndërsa disa tavolina më tej në të njëjtin lokal, kanë qenë të ulur ish-prokurori Adriatik Cama, bashkë me klientin e tij Kudret Saliaj.
Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka shkuar në vendin ku ndodhej Kudret Saliaj, duke qëlluar disa herë me pistoletë.
