Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Dashuria për Barcelonën mbaron me një telefonatë, Vijnaldum do të firmosë për PSG

15:04 / June 6, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vijnaldum
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Xheorxhino Vijnaldum vendosi të largohej këtë verë nga Liverpuli pasi përfundoi kontratën e tij me klubin anglez. Të gjithë e pritnin transferimin e tij te Barcelona prej muajsh dhe lojtari kishte bërë gjithçka gati për të shkuar në Spanjë. Por ka mjaftuar një telefonatë nga PSG dhe gjithçka ka ndryshuar brenda pak orësh, me futbollistin i cili tashmë do të transferohet te parisienët.

Barcelona negocionte prej muajsh me Vijnaldum dhe vetëm pritej përfundimi i Europianit për të zyrtarizuar marrëveshjen me lojtarin e Holandës i cili ëndërronte të luante në një klub në të cilin kanë kaluar shumë emra të mëdhenj të futbollit holandez. Por dy ditë më parë, menaxherët e tij janë kontaktuar nga drejtuesit e PSG-së. Këta të fundit zgjodhën një strategji të thjeshtë për të bindur lojtarin, pasi i ofruan dyfishin e rrogës që i propozonte Barcelona.

Këto ishin shifra jashtëzakonisht të larta për faktin se lojtari transferohet me parametër zero dhe është e vështirë të gjendet pa shpenzime për kartonin një futbollist i tillë. PSG kështu ka siguruar një “po” nga lojtari i cili ka lajmëruar Barcelonën se nëse nuk rriste ofertën, ai do të nisej drejt Parisit. Katalanasit, të cilët kanë financa të kufizuara për shkak të borxheve të mëdha, sigurisht që janë tërhequr menjëherë nga gara e kështu, Vijanldum pritet që pas përfundimit të Europianit, të shfaqet në Paris për të firmosur kontratën e tij të re.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.