Policia e Tiranës bën të ditur se ka nisur hetimet për një 37-vjeçare e cila ka kanosur me fjalë bashkëshortin e saj. Çifti ndodhet në proces divorci dhe ndërkohë bëhet e ditur se bashkëshortit i është plotësuar dhe kërkesa padia për lëshimin të urdhrit të mbrojtjes.
“Më datë 06.06.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen D. Ç., 37 vjeçe, pasi në rrugën “Siri Kodra”, ka kanosur me fjalë bashkëshortin, me të cilin ndodhet në proces divorci. Bashkëshortit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes”, thotë policia.
