Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme në zonën e Astirit në Tiranë, pas një sherri me disa persona.
Policia bën me dije se konflikti ndodhi për motive të dobëta, ndërsa 37-vjeçari është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 07.06.2021, në Astir, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta persona ende të paidentifikuar kanë goditur me një mjet prerës shtetasin F. D., rreth 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.
