Një aksident është shënuar rreth mesditës në kryeqytet, fatmirësisht pa lëndime në njerëz.
Sipas pamjeve të mbërritura në redaksinë e tirananews.al ngjarja ka ndodhur pranë shkollës së bashkuar në kryeqytet. Mjeti tip “Smart” ka humbur kontrollin duke kaluar në korsinë tjetër, e duke përplasur me një mjet tip Citroen.
