Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kronologjia e vrasjes së Kudret Saliajt: Ish-bashkëshortja i dha armën e krimit të atit

14:10 / June 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vrasje ne tirane 3 723x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është zbardhur e gjithë kronologjia e vrasjes së Kudret Saliajt dhe plagosjes së avokatit të tij Adriatik Cama, ngjarje kjo e ndodhur më 4 qershor.

Sipas A2CNN, referuar dosjes së Prokurorisë ka prova të mjaftueshme që vrasja e tyre ka qenë e organizuar nga babë e bijë, përkatësisht Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj. Sipas dosjes së prokurorisë, Dhurata Saliaj ka qenë në të njëjtin lokal me të atin dhe Kudret Saliaj dhe nga pamjet filmike rezulton që ajo i ka dhënë armën e krimit të atit.

“Sipas dosjes së prokurorisë rezulton se vrasja ka qenë e organizuar nga babë e bijë. Sipas pamjeve filmike të siguruara, ata kanë dalë bashkë nga banesa për të ardhur në gjykatë. Pas mbërritjes së tyre në gjykatë është konstatuar se kanë vëzhguar ambientet se ku ishte Saliaj. Avokati Cama ishte pranë gjykatës. Vetëm 10 minuta më vonë në këtë tavolinë ka qenë një psikologe që do të ishte në seancën e divorcit për të dhënë një vlerësim të kushteve sociale. Ulja e këtyre 3 personave është vënë re edhe nga babë e bijë dhe palët. Sipas dosjes në orën 11:52, Mexhit Picari dhe vajza e tij janë ulur në të njëjtin bar dhe pas momentit që janë ulur, Dhurata është ulur me shpinë. Vetëm 48 sekonda më vonë, Dhurata është zhvendosur më pranë babait të saj dhe ka afruar një send si një çantë krahu grash dhe duket që Mexhit Picari prek këtë çantë dhe nxjerr armën tip pistoletë, ka ecur drejt tavolinës ku ndodhej Saliaj dhe ka qëlluar drejt dhëndrit të tij dhe avokatit Cama. Më vonë është vënë re të lëvizë edhe Dhurata Saliaj. Kanë marrë shërbimin taksi dhe janë larguar deri sa u arrestuan””, raporton Bajrami.

Mësohet se atë e bijë kanë dhënë dëshmi kontradiktore në polici, ndërkohë që një ditë përpara ngjarjes ka patur edhe një konflikt të ashpër verbal mes Dhurata Saliajt dhe të afërmve të Kudret Çelës, pas pretendime për humbjen e disa bizhuterive.

Në dyshimet e deritanishme dhe provat e prokurorisë dyshohet që vrasja ka qenë e mirëmenduar nga babë e bijë dhe paramenduar dhe organizuar prej tyre. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese. Dënimi për këtë parashikohet jo më pak se 20 vjet burg dhe deri në burgim të përjetshëm. Gjykata do të caktojë nesër masën e sigurisë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat, Rama u “ridërgon” protestuesve ftesën nga Brukseli: Ejani të flasim, s’është populli te protestat e dhunshme

19:17 / November 3, 2026

Shkolla deri në orën 17:00, Kumbaro prezanton ndryshimet për vitin 2027/ Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe

15:14 / November 3, 2026

Rama flet për protestat dhe refuzimin e dialogut: “Më thonë duhet të ikësh, por këtë detyrë ma ka dhënë populli”

13:35 / November 3, 2026

“Po punojmë për mbylljen e negociatave në 2027”/ Rama: Është fat për ne që jemi në zemër të Europës

13:33 / November 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.