Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

‘Basha duhet të ishte dorëhequr’/ Blendi Fevziu: Zgjedhjet në PD janë të paracaktuara, e djathta është në moment kritik

21:43 / June 7, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Blendi Fevziu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Blendi Fevziu, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, ku ka folur për zhvillimet e fundit në kampin opozitar dhe zgjedhjet që po zhvillohen në PD.

Fevziu tha se në këto zgjedhje nuk ka garë, sepse ato janë të paracaktuar dhe Basha do të rizgjidhet. Ai shtoi se kreu demokrat duhet të ishte dorëhequr dhe se e djathta shqiptare ndodhet në një pikë kritike.

“Është një garë e paracaktuar. Zgjedhjet nuk janë zhvilluar në kuadër të një reflektimi për zgjedhjet, por si një rutinë. Në gjykimin tim, në momentin që kryetari i partisë është në garë, ai është fitues absolut. Nuk ka asnjë rast ku kryetari i partisë të jetë mundur. Përveç rastit të Eduard Selamit në 1995, por ai nuk ishte asnjë moment kryetar real, por ishte i caktuar nga Berisha. Në 31 vite nuk ka asnjë rast që kryetari të jetë sfiduar në detyrë. Mund të ishin ndryshe zgjedhjet, nëse Basha do të bënte atë që kërkoi për Ramën, limitimin e mandatit në dy herë. Ka bërë tetë vjet në parti dhe mund të aplikonte këtë. Zgjedhjet janë të paracaktuara, jo se manipulohet, por anëtarësia zgjedh kryetari. Për mua po, Basha duhet të ishte dorëhequr. Çështja e të djathtës është shumë e rëndësishme, jo vetëm për PD. E djathta ka marrë disa goditje, edhe vendimi për shpalljen non grata të Berishës nga SHBA. A ka Basha interesa? Njeriu që mbetet i dyti apo i treti më i rëndësishëm në Shqipëri, përse të largohet, sigurisht që ka interesa. Nuk ka asnjë zgjidhje për të djathtën shqiptare, përveç hapjes, që mund ti japë frymëmarrje. Nëse nuk reflekton PD 100% me këtë që ka ndodhur, raportet me qeverisjen do t’i ketë zero!”, tha Fevziu.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma territoriale, Ambasadori i OSBE: Nuk ka një model unik, Shqipëria duhet të vendosë vetë për bashkitë

13:59 / September 9, 2026

“Deputetët u përballën me abuzime verbale dhe dhunë fizike”/ Rama: Pengimi për të hyrë në Parlament nuk është mospajtim

12:08 / September 9, 2026

Rama mbledh drejtuesit politik në “Vilën e Kuqe”, zbulohet ora

11:04 / September 9, 2026

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, shkarkohet edhe Evis Sala! Kushi merr postin e nënkryetares së Kuvendit

18:39 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.