Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka përfunduar takimin me aleatët dhe të vetmit që folën ishin Dash Shehi i LZHK-së, dhe Fatmir Mediu i PR-së.
Pas rreth një orë në një deklaratë për mediat, Shehi tha se opozita do të bëjë çfarë do populli “për ta kthyer vendin në binarët europianë”. Protesta e radhës është në 16 mars.
“Qëllimi ynë është largimi i Ramës dhe krijimi i një qeverie tranzitore që të marrë përsipër të bëjë dy tre punë të mira, të pastrojë ambientin politik nga krimi dhe të mundësojë zgjedhje të reja dhe të lira, pastaj po qenë të zotë le të fitojnë prapë, por kjo është radha e opozitës, pasi këta që janë sot janë diskredituar edhe në rrafshin ndërkombëtar”, tha ai për mediat.
Ndërsa kreu i PR-së, Fatmir Mediu thotë se u diskutua për vijimn e protestave
Nëse Rama nuk tërhiqet, a do tërhiqet opozita nga zgjedhjet lokale? “Duhet të dini që sulmi i opozitës do të jetë 360 gradë, në gjithë institucionet dhe hapësirën politike. Këtë nuk e kemi diskutuar akoma, por duhet të presim protestën e datës 16 njëherë”, përfundoi ai.
