Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Ministri gjerman për negociatat me Shqipërinë: Konferenca e parë do të mbahet me çdo kusht brenda vitit

17:54 / June 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Ministri i jashtem i Gjermanise Heiko Maas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas e thotë me bindje se bisedimet e anëtarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të nisin brenda këtij viti.

Në përfundim të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve që janë pjesë e Procesit të Berlinit, ku bën pjesë edhe Shqipëria, Maas sqaroi se procesi është vonuar edhe për shkak të mosmarrëveshjeve mes Shkupit dhe Sofjes. Sipas tij, Presidenca portugeze e unionit bëri përparime të mëdha në zgjidhjen e këtyre problemeve.

Nëse bisedimet nuk hapen brenda pak javëve që kanë mbetur nga 6-mujori i Presidencës së Portugalisë, Maas garanton se ato do të nisin gjatë kryesimit slloven të unionit, brenda 6-mujorin e dytë të këtij viti.

“Jemi në një dialog të ngushtë bashkë me dy vendet dhe Komisionin që me çdo kusht gjatë Presidencës sllovene të gjysmës së dytë të këtij viti të mbahet Konferenca e Parë e Anëtarësimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha ai.

Maas pranoi se ky proces po zgjat më shumë se ç’donin palët. Sipas tij, nisja e bisedimeve është jo vetëm në interes të Tiranës dhe Shkupit por edhe të gjithë Bashkimit Europian.

Gjermania edhe më herët ka qenë promotore e nisjes së bisedimeve të antarësimit me dy vendet, duke njohur përparimin e bërë në përmbushjen e kushteve për hapjen e negociatave.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Vendoret 2027”, Lefter Maliqi tregon për takimin me Metën: Jam kandidat i vetëm i PL, nëse humbas, faji është imi

20:20 / November 2, 2026

Buxheti 2027, ministri Hoxha: Investojmë në përgatitjen e Shqipërisë si vend anëtar i BE-së

12:51 / November 2, 2026

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

11:19 / November 2, 2026

Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para kryeministrisë

13:35 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.