Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Debate të forta në Peqin, Edith Harxhi: Nishani ka ikur jashtë për arsye shëndetësore

17:58 / June 8, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edit
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pesë ditë nga zgjedhjet brenda PD-së për kryetarin e ri, Edith Harxhi ishte sot në Peqin në një takim me strukturat e partisë për t’i bindur që ta votojnë në datë 13 Qershor. Harxhi vendosi disa piketa të strategjisë së saj nëse i besohet drejtimi i së djathtës shqiptare.

“Sapo hyra këtu, zotëria më tha, çfarë të bëjmë ne, kemi 8 vite në opozitë? Anëtarësia është shumë e lodhur, prandaj kam kërkuar zgjatjen dhe jo afrimin e procesit të zgjedhjeve në parti. Partia duhet të bashkohet me vepra jo me fjalë, se kanë ikur shumë.

Duhet ta bëjmë sikur bëri doktori në 2004-05, vetëm ajo na sjell në pushtet. Nuk mund të jetë kandidat për deputet një njeri që nuk ka lind në atë vend. Nuk mund të jetë dikush kandidat për kryetar bashkie dhe ta ketë shtëpinë në Tiranë. Ju keni pasur fatin që erdhi Dashi (Dashnor Sula) këtu, se mund të kishit përfunduar si Kavaja, Tepelena apo Saranda” tha ajo.

Takimi është shoqëruar me debate në strukturat e PD-së. “Pse nuk do të flasë asnjë kundër kryetarit? Jemi kthyer si në kohën e Enver Hoxhës” tha Harxhi.

Ndryshe nga takimet e tjera në degët e PD-së në rrethe, sot kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani nuk ishte në krah të Edith Harxhit. Arsyen e mungesës e shpjegoi vetë Harxhi. “Më vjen keq që zoti Nishani sot nuk ishte në Shqipëri. Do të kthehet nesër në mbrëmje. Ka ikur dy ditë jashtë për arsye shëndetësore. Për këtë arsye nuk ishte këtu sot” tha ajo.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 qershor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Vendoret 2027”, Lefter Maliqi tregon për takimin me Metën: Jam kandidat i vetëm i PL, nëse humbas, faji është imi

20:20 / November 2, 2026

Buxheti 2027, ministri Hoxha: Investojmë në përgatitjen e Shqipërisë si vend anëtar i BE-së

12:51 / November 2, 2026

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

11:19 / November 2, 2026

Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para kryeministrisë

13:35 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.