Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Xhaçka takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB: Do të punojmë për prioritetet tona të përbashkëta

20:25 / June 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Olta Xhacka Antonio Guterres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa pritet të votohet në Asamblenë e Përgjithshme të OKB për Shqipërinë si anëtarë jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, ministrja e jashtme Olta Xhaçka ka takuar Sekretarin Antonio Guterres.

Kandidatura e Shqipërisë për një vend anëtar jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kontributi i vendit tonë në misionet paqeruajtëse të OKB, kanë qenë temat kryesore të takimit, zhvilluar në selinë qendrore të Kombeve të Bashkuara në New York.

Xhaçka e ka uruar Guterresin për rizgjedhjen e tij në një mandat të dytë si Sekretar të Përgjithshëm të OKB. Z. Guterres ka vlerësuar respektimin dhe zbatimin e Rezolutës 1325 si dhe rolin dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në të gjitha misionet e OKB, siç është ai në Sudanin e Jugut, ku vendi ynë prej dy vitesh po kontribuon përmes Forcave të Armatosura. 

Gjithastu ministrja Xhaçka garanton se do të punohet ngushtë për të çuar para prioritetet e përbashkëta.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E JASHTME

OKB, Xhaçka pritet nga Sekretari i Përgjithshëm: Shqipëria, kontribut për zgjidhjet dhe sfidat me të cilat përballet globi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është pritur në një takim te veçantë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres.

Kandidatura e Shqipërisë për një vend anëtar jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kontributi i vendit tonë në misionet paqeruajtëse të OKB, kanë qenë temat kryesore të takimit, zhvilluar në selinë qendrore të Kombeve të Bashkuara në New York.

Z. Guterres ka vlerësuar respektimin dhe zbatimin e Rezolutës 1325 si dhe rolin dhe përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në të gjitha misionet e OKB, siç është ai në Sudanin e Jugut, ku vendi ynë prej dy vitesh po kontribuon përmes Forcave të Armatosura.

Ministrja Xhaçka ka konfirmuar se angazhimi i Shqipërisë do të vijojë e do të shtrihet edhe në nivele e fusha të tjera nën ombrellën e OKB-së. Ajo i ka paraqitur Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, prioritetet e Shqipërisë në tryezën më të lartë vendim-marrëse politike në botë, ku vendi ynë pritet të ulet në Janar 2022, pas votimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB këtë të premte.

“Do të punojmë ngushtë së bashku për të çuar më tej prioritetet tona të përbashkëta. Urimet më të mira për Sekretarin e Përgjithshëm në rizgjedhjen e tij për një mandat të dytë”, tha ministrja Xhaçka pas takimit.
Më 11 qershor, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB do të votohet për 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm: Shqipëria, Gaboni, Gana, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara. Shqipëria shkon në këtë votim si kandidaturë konsensuale e grupit të vendeve të Evropës Lindore.
Gjatë ditëve të qëndrimit në New York, ministrja Xhaçka ka zhvilluar takime me përfaqësues të lartë diplomatikë të vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit, ku ka prezantuar prioritetet e Shqipërisë për periudhën 2022 – 2023:
– – Respektimi i të drejtave të gruas, si kontribut për paqe dhe siguri të qëndrueshme, me theks të posaçëm tek përdorimi i dhunës seksuale si mjet dhe taktikë lufte
– – Respektimi i të drejtave të njeriut dhe i ligjit ndërkombëtar.
– – Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm
– – Ndryshimet e klimës dhe lidhjet e tyre me rreziqet ndaj sigurisë globale.
– – Metodat e punës të Këshillit të Sigurimit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Vendoret 2027”, Lefter Maliqi tregon për takimin me Metën: Jam kandidat i vetëm i PL, nëse humbas, faji është imi

20:20 / November 2, 2026

Buxheti 2027, ministri Hoxha: Investojmë në përgatitjen e Shqipërisë si vend anëtar i BE-së

12:51 / November 2, 2026

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

11:19 / November 2, 2026

Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para kryeministrisë

13:35 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.