Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

PD në pushtet me ndihmën e Ramës? Grida Duma: Ne jemi të qartë në këtë histori

20:30 / June 8, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grida duma 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e zgjedhur e PD-së Grida Duma, sqaroi nëse do të ketë bashkëpunim me kryeministrin Edi Rama që e djathta të vijë në pushtet. Ajo u shpreh e vendosur se kjo nuk do të ndodhë.

“ Nuk ka asnjë shtrirje dore nga ana e Ramës. Ai do që disa papastërti apo shkelje t’i lajë…Por sot ende vijohet për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese… Ende kemi një mazhorancë që kërkon të shkarkojë Presidentin… Ende nuk kemi një opozitë në Parlament…E ardhmja jonë është më legjitime se e tyre…Pra ai nuk kërkon bashkëpunim…Nuk presim të na japë pjesë të pushtetit…. Ne jemi të qartë në këtë histori”, tha Duma.

Sipas saj nga ana e kryeministrit Rama, nuk ka asnjë kërkesë për bashkëpunim, por qëllimi i tij i vetëm është të largojë përgjegjësitë.

Pjesë nga biseda në studio:

-A do të jetë Basha në gjendje të prodhojë një proces, jo të ngjashëm me atë të 25 prillit?

Duma: Që nga momenti i vendosjes së kandidaturave edhe me skeptiku nuk ka thënë një fjalë të vetme se përzgjedhja e kandidaturave ka ndodhur nga kryesia. Gara me 4 kandidatë nënkupton një hapje brenda partisë, ndërsa procesi po vijon në mënyrën më demokratike të mundshme.

Gara e pabarabartë për kryetarin e ri të PD-së?

Duma: Si kryetar i partisë, Basha po mban një përgjegjësi jo të thjeshtë dhe po i kryen zgjedhjet menjëherë pas 25 prillit. Pra Basha, padyshim që ka përgjegjësinë e 8 viteve dhe iu drejtua zgjedhjeve shumë shpejt. Por përshpejtimi i zgjedhjeve nuk është avantazh i Bashës. Rivalët i kanë dëshiruar zgjedhjet brenda 26-27 prillit brenda partisë.

-Çfarë ishin ata që nuk ju votuan?

Duma: Janë anëtarë të PS dhe pjesa tjetër ishin në presionin e punës apo me kontrata të përkohshme të pushtetit lokal.

–Votat e pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit?

Duma: Kam ndjekur procesin e numërimit në Kavajë dhe Rrogozhinë. Strategjia jonë ishte të shkonte gjithçka në numrin e partisë. Një nga defektet e fletëve të votimit të PD që dolën të pavlefshme, ka qenë klikimi i numrit të kandidatit.

-Si do të vijë në pushtet PD?  Do të duhet të vini në pushtet me ndihmën e Ramës?

Duma: Nuk është çështja vetëm tek Rama që është si ujku që ndërron qimen, por jo zakonin. Por politika është art i kryqëzimit të interesave. Nuk ka asnjë shtrirje dore nga ana e Ramës. Ai do që disa papastërti apo shkelje t’i lajë…Por sot ende vijohet për ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese… Ende kemi një mazhorancë që kërkon të shkarkojë Presidentin… Ende nuk kemi një opozitë në Parlament…E ardhmja jonë është më legjitime se e tyre…Pra ai nuk kërkon bashkëpunim…Nuk presim të na japë pjesë të pushtetit…Ne jemi të qartë në këtë histori.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reforma territoriale, Ambasadori i OSBE: Nuk ka një model unik, Shqipëria duhet të vendosë vetë për bashkitë

13:59 / September 9, 2026

“Deputetët u përballën me abuzime verbale dhe dhunë fizike”/ Rama: Pengimi për të hyrë në Parlament nuk është mospajtim

12:08 / September 9, 2026

Rama mbledh drejtuesit politik në “Vilën e Kuqe”, zbulohet ora

11:04 / September 9, 2026

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, shkarkohet edhe Evis Sala! Kushi merr postin e nënkryetares së Kuvendit

18:39 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.