Policia bën të ditur se janë vënë në pranga dy persona të cilët kryenin vjedhje në Kavajë.
Sipas burimeve zyrtare ata kanë vjedhur një shtëpi, ndërkohë që nga hetimet rezulton se janë autorë dhe të katër vjedhjeve të tjera, dy magazina e dy shtëpi në Kavajë.
“E. C(B)., 24 vjeç dhe A. K., 41 vjeç,pasi me datë 19.05.2021, kanë vjedhur banesën e shtetasit R. B. Gjithashtu këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 4 vjedhje të tjera( 2 magazina dhe 2 banesa) në Qytetin e Kavajës”, thuhet në njoftimin e policisë.
