Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Seanca për Metën, Alimadhi: Kërkoj raportin e firmosur nga eksperti

11:46 / June 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alimadhi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ka nisur me debate shqyrtimi i raportit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta në Kuvend. Deputeti i opozitës, Adriatik Alimadhi ka kërkuar detaje për shkarkimin e kreut të shtetit.

Alimadhi kërkoi që të njihet me vlerësimin e ekspertit ligjor mbi shkeljet e presidentit.

Adriatik Alimadhi: E dëgjuam raportin e kryetarit dhe në thelb të këtij raporti është marrja e ekspertit ligjor. Nuk e di nëse raportin e ka komisioni. Do të kërkoja raportin e firmosur nga eksperti. Nëse është, do ta kërkoja. Pyetja që kam me raportin, doja të dija licensimin e ekspertit ligjor që ka ushtruar këtë të drejtë.

Vasilika Hysi: Në raport i keni të gjitha dhe përgjigjet e pyetjeve tuaja. Kjo është procedurë që rregullohet në procedurën ligjore. Nëse nuk e keni kuptuar raportin, mund të flas.

Alket Hyseni: në raport është specifikuar. I jemi referuar ekspertit. Është e drejtë që i është referuar ligjit, është vendimi përkatës. Në dosje është dhe vendimi për caktimin e ekspertit. Eksperti është gjë tjetër, dhe eksperti ligjor është diçka tjetër.

Adriatik Alimadhi: Ju s’mund të më edukoni mua. Si ka mundësi që gjithë këta deputetë të mos kenë raportin e një eksperti. Këtë po kërkoja? Ka mundësi të na jepni materialin se nuk na e keni dhënë. Unë dua të ndërgjegjësohem me aktet. Mos na bëni si fëmijë. Jo është për procedurë jo s’është. Në momentin që duhet të votoj duhet të krijoj bindjen time të plotë shkarkohet për shkelje të rëndë. Kur vendimi të shkojë në Gjykatën Kushtetues e do t’ju kërkohen këto procedura. Edhe nesër shkon eksperti ligjor do të rrëzohet nga gjykata për këtë punë.

Vasilika Hysi: Sipas rregullores së Kuvendit Komisioni përcjell në Kuvend raportin, të gjitha aktet janë të administruara dhe asnjë deputet nuk është i ndaluar të shkojë të sekretaria dhe të lexojë ato prova që bërbëjnë sekret dhe ju nuk mund ti aksesoni nëse nuk keni certifikatën e sigurisë. Kjo nuk është për të dhënë mësim apo leksion por po sjell diçka që është në rregullore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Vendoret 2027”, Lefter Maliqi tregon për takimin me Metën: Jam kandidat i vetëm i PL, nëse humbas, faji është imi

20:20 / November 2, 2026

Buxheti 2027, ministri Hoxha: Investojmë në përgatitjen e Shqipërisë si vend anëtar i BE-së

12:51 / November 2, 2026

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

11:19 / November 2, 2026

Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para kryeministrisë

13:35 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.