Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Meta ka dhunuar kufirin e ndarjes së pushteteve. Parlamenti të flasë me votë

12:35 / June 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama parlament
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndryshe nga herët e tjera, fjala e kryeministrit Edi Rama në Kuvend ishte e shkurtër duke kërkuar që Parlamenti të votojë pro raportit për shkarkimin e kreut të shtetit Ilir Meta.

Në vetëm dy minuta, Rama tha se kreu i shtetit ka tradhtuar misionin e Presidentit dhe se ka dhunuar kufirin e ndarjes së pushteteve. Sipas shefit të qeverisë, shkarkimin e tij e kërkon 90% e popullit.

“Ilir Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Ilir Meta ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar. Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve, demokracinë tonë parlamentare. Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me SHBA. Ilir Meta ka zhgarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri. Ilir Meta i ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset që i janë dhënë bujarisht në mënyrë të përsëritur për tu kthyer në binarët e arsyes morale dhe ligjore. Shqipëria nuk mund ta mbaj më në kurriz Ilir Metën duke u bërë gazi i botës në sytë e miqve të saj, dhe të vetë qytetarëve të saj. Prandaj ky Parlament sot do ushtrojë pa ngurrim vullnetin e më shumë se 90% të popullit shqiptar për ta shkarkuar Ilir Metën nga detyra. Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, po Meta i sotshëm nuk mund të ketë statusin e lartë që i ka dhënë Parlamenti. Ilir Meta ka mbaruar punë me rolin që mori nga Parlamenti dhe fjalët për të si President ka mbaruar. Tani të flasë Parlamenti me votë”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reagon Arbër Hajdari dhe shigjeton Erion Veliajn: Nuk kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë larg qoftë Lali Eri!

22:43 / November 2, 2026

“Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes

22:24 / November 2, 2026

“Bombat artizanale, rrezik për jetën e policëve”/ Faik Basha: Protesta u përdor si eksperiment për të krijuar destabilitet

21:19 / November 2, 2026

“Vendoret 2027”, Lefter Maliqi tregon për takimin me Metën: Jam kandidat i vetëm i PL, nëse humbas, faji është imi

20:20 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.