Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Dhunohen dy vajza në Astir, pamjet kur dy djemtë i ofendojnë në mes të rrugës

12:44 / June 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sherri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy djem të rinj kanë dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht dy vajza , pranë bulevardit “Migjeni” në Tiranë. Ngjarja është është rregjistruar rreth orës 23:00 të mbrëmjes së martë, ku dy persona, njëri i identifikuar si Ardian Uka, kanë lëshuar një “lumë” fjalësh fyese, kanë pështyrë në fytyrë dhe më pas kanë dhunuar fizikisht dy vajzat. Në redaksinë e “Ora News”, ka mbërritur një video ekskluzive, ku duket qartë momenti i dhunës dhe pështyrjes në fytyrë të dy vajzave.

Dhe më pas njëri nga djemtë, që besohet se është Ardian Uka, qëllon me pëllëmbë në fytyrë njërën nga vajzat. Ngjarja mund të ishte përshkallëzuar më tepër, por dy të dëmtuarat pas goditjes dhe pështyrjes në fytyrë, janë larguar zona. Mësohet se njëra nga vajzat është nga Gjirokastra. Mes tyre dhe dy djemve, duket se ka pasur një njohje të mëparshme, por për shkaqe ende të paqarta, situata ka dalë jashtë kontrollit duke bërë që dy djemtë të ushtrojnë dhunë.

Epidose të tilla të dhunës ndaj grave dhe vajzave kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të policisë pasi neglizhenca mund të sjellë agravimin e situatës. Një rast i ngjashëm ka ndodhur në vitin 2018 në zonën e “Don Boskos”, ku Xhafer Meta ekzekutoi me armë zjarri ish-të dashurën e tij 19-vjeçare Xhuljeta Çuni, ngjarje kjo që tronditi Tiranën edhe për shkak se viktima e kishte denoncuar disa herë në komisariatin nr.3 në Tiranë, por policia nuk kishte reaguar./ Ora News

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Grabitet një bankë e nivelit të dytë në Tiranë, autori i armatosur dhe i maskuar

11:15 / November 2, 2026

Ndahet nga jeta në moshën 41-vjeçare regjisori dhe aktori Gjergj Mena

10:12 / November 2, 2026

Tragjedi në Gjilan, 27-vjeçari gjendet i vdekur me foshnjen, arrestohet i ati

16:59 / November 1, 2026

Çfarë ndodhi me 22-vjeçarin në Librazhd? Makina përfundoi 150 metra në greminë, i riu i plagosur

15:03 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.