Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Për kë e lëshoi Biden urdhrin? Duma i merr me radhë, nga Kosova e ish-Jugosllavia, te marrëdhëniet me Turqinë: S’e kanë me Berishën

17:47 / June 9, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grida duma 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e ardhshme e Kuvendit të Shqipërisë, e dalë nga zgjedhjet e 25 prillit dhe e zgjedhur në qarkun e Tiranës, Grida Duma ka folur sot në News 24 lidhur me urdhrin ekzekutiv që lëshoi dje presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

E pyetur nëse preket Berisha nga ky vendim, Duma u përgjigj negativisht duke e vënë më shumë theksin te Kosova dhe ish-Jugosllavia.

Ajo tha se SHBA nuk merret me të shkuarën, por me të tashmen, duke përmendur gjithashtu dhe faktin se Shqipëria ka përparuar në marrëdhëniet me Turqinë vitet e fundit, gjë që sipas Dumës, shihet me dyshime dhe shqetësime nga SHBA.

Pyetje: Dje Joe Biden lëshoi një urdhër ekzekutiv që prek edhe Shqipërinë, mirëpo s’ka shumë që DASH shpalli “non-grata” ish-kryeministrin Berisha. A preket Berisha nga ky vendim?

Grida Duma: Nuk mund ta imagjinoj këtë alternativë për sa kohë Berisha tregon dhe kërkon transparencë për të gjithë elementët e përfshirë në korrupsion. Një politikan karriere e di çfarë ndodh në raste të tilla dhe e kërkon këtë transparencë, është rend logjik rrjedhë logjike që më bën të mendoj se nuk është për Berishën. Korrupsion, reforma në drejtësi, plot elementë kanë nisur që në atë kohë që u votua me 140 kartona. Ne kemi mbajtur gjithnjë qendrim vizionar. Në rast se Ballkani këtë tranzicion të gjatë, për shkak të korrupsionit, në fund fare cënon investimin e SHBA-së në Kosovë, në Ballkan, në rajon. Ballkani duhet të bëjë paqe me të vërtetat e tij historike.

Gazetarja Bruko: Por është përmendur Shqipëria.

Grida Duma: Unë besoj se një nga shqetësimet është përmendja e planit B i Ramës, që i thotë BE-së nëse nuk na pranoni ne kemi planin B. I bën presion duke flirtuar me Turqinë dhe Erdoganin. Kjo është shqetësuese. Ata nuk flasin për të shkuarën, por për të tashmen. SHBA ka mbajtur gjithnjë qendrim për Kosovën dhe Ballkanin.

Pyetje: Pasuritë e kujt do të sekuestrojë SHBA?

Grida Duma: Është shumë diskrete dhe nuk duhet të bëjmë aludim. Nuk janë thashetheme, por shumë çështje e rëndësishme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reagon Arbër Hajdari dhe shigjeton Erion Veliajn: Nuk kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë larg qoftë Lali Eri!

22:43 / November 2, 2026

“Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes

22:24 / November 2, 2026

“Bombat artizanale, rrezik për jetën e policëve”/ Faik Basha: Protesta u përdor si eksperiment për të krijuar destabilitet

21:19 / November 2, 2026

“Vendoret 2027”, Lefter Maliqi tregon për takimin me Metën: Jam kandidat i vetëm i PL, nëse humbas, faji është imi

20:20 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.