Një sasi tritoli ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një objekt në ndërtim, ku ka pasur vetëm dëme materiale.
Ngjajra ka ndodhur në lagjen e Ujit të Ftohtë dhe policia ka nisur hetimet për rastin.
Vlorë/Informacion paraprak
Në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, në një objekt në ndërtim por që prej vitesh janë ndërprerë punimet, në pronësi të shtetasit D. K., dyshohet se gjatë natës ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
