Kryeministri Edi Rama tha në konferencën për shtyp me komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi se vendet e rajonit përme këtij të fundit i kërkuan BE dhe KE që edhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor të kenë pasaportën e gjelbër të vaksinimit si qytetarët e BE-së.
“E fundit fare, ne siç e dini brenda rajonit por përpara dy ditësh dhe me Hungarinë në mënyrë bilaterale kemi rënë dakord për lëvizjen e lirë në postpandemi pa detyrime ekstra për shkak se nuk jemi anëtarë të BE ndërkohë që sot të gjitha vendet i kanë paraqitur komisioneriet dhe përmes tij KE dhe BE kërkesën që karta e gjelbër digjitale e qytetarit të një vendi të rajonit tonë në aspektin e sigurisë shëndetësore të njihet në të gjithë hapësirën e BE dhe ne të lëvizim lirisht”, tha Rama
Ndërkaq, Rama foli dhe për minishengenin duke e cilësuar si një projekt strategjik.
“Më vjen mirë që “maskat: e Brukselit Varhelyi i hoqi në Tiranë dhe patjetër sepse gjërat tanimë janë konkrete, planet e punëve janë konkrete dhe ky është një nga ato momente ku duhet ta pranoj se BE KE të vetën deri këtu e kanë bërë plotësisht. Na takon ne të bëjmë tonën. Nuk diskutohet që qeveria e RSH dhe uën personalisht kemi qenë që në momentin e parë dhe mbetemi të palëkundur në bindjen tonë se projekti i shengenit rajonal është një projekt strategjik me përfitime të jashtëzakonshme ekonomike, sociale por në fund fare dhe politike për të gjithë rajonin tonë dhe më vjen mirë që tanimë sinergjia e këtij vizioni me BE është e plotë. Procesi i Berlinit është zanafilla dhe tani jemi në kushtet ku po e zotërojmë procesin dhe shpresoj që vetë procesi i Berlinit të kalojë plotësisht në duart e KE, në udhëheqjen e presidencës së Komisionit. Ne kemi dëshirën dhe ambicien që takimi i 5 korrikut të jetë i fundit që bëhet në formatin e deritanishëm dhe të bëhet një format nën kujdesin e komisionit me praninë e vendeve të BP dhe vendeve të BE. Një ambicie e jona dhe një dëshirë që fatmirësisht me komisionerin e ndajmë plotësisht. Ndërkohë kemi vendosur paralelisht me çka lidhet me programin me ato drejtime që fola të plant dhe një sërë pikash ambicioze për të ndërlidhur progresin e bërë së brendshmi me vetë mënyrën e funksionimit në ato drejtime ku dot ë bëjmë progres të hapësirës së BE. Do të thotë nëse ne këtu me hapat e ndërmjetësimit të katër lirive të BE, këto hapa të na njihen dhe në hapësirën e BE në aspektin e tregtisë, qeverisjes, mundësive gna pikëpamja e aktivitetit ekonomik”, tha Rama.
