Eurokomisoneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi duke iu përgjigjur kërkesës së vendeve të rajonit për të lëvizur me certifikatë të gjelbër njësoj si vendet e BE-së tha se ky është një vendim që u takon shteteve anëtare.
“Komisioni u ka bërë shteteve anëtare një rekomandim, pasi është kompetencë e shteteve anëtare për të vendosur për udhëtimet jothelbësore siç e quajmë ne nga frontet e treta, pra për turizmin. Deri tani janë shtetet anëtare ato që duhet të shohin se në ckushte janë gati për të hequr ato kufizime të cilat tashmë ekzistojnë. Sigurisht që faktori kyç këtu është ai epidemiologjik në rajon apo vende të ndryshme. Shohim që situata në Ballkanin Perëndimor ka ecur dhe është përmirësuar, shohim që ka dhe marrëveshje dypalëshe për njohjen e ndërsjellë të certifikatave të COVID-19. Me këtë lloj certifikate të BE dhe në të gjithë BE-në ky proces do të përshpejtohey ndërkohë që ne në BE arrijmë një nivel të lartë vaksinimi dhe reziqet janë më të ulëta për personat që vijnë nga vendet tuaja. Ne do të shohim atëherë dhe një lehtësim në udhëtim”, tha z. Varhelyi.
