Policia e Tiranës bën të ditur se është vënë në pranga Jehon Breçani, 19-vjeçari që akisdentoi të renë një ditë më parë në rrugën “Xhanfize Keko”.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, thotë policia.
E reja aktualisht ndodhet në spital dhe është në gjendje të rëndë për jetën.
Jehon Breçani është djali i ish drejtorit të policisë Erzen Breçanit.
Lexo edhe- Postimi i fundit para xhiros fatale! Çfarë kishte publikuar Jehon Breçani