Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Shqipëria e Madhe është marrëzi”, Rama për Euronews Serbia: Shqiptarët dhe serbët të ndjekin shembullin e…

09:29 / June 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rma
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Rama, deklaroi të enjtën në një intervistë për Euroneës Serbia, se vendet e Ballkanit nuk mund të prisnin që të hapej dera e Evropës, por duhet të shihnin mundësi të tjera bashkëpunimi.

“Ballkani Perëndimor është i yni dhe na takon ne të merremi me të dhe Bashkimi Evropian nuk mund të na tregojë se çfarë mund të bëjmë dhe çfarë nuk mund të bëjmë,” u shpreh Rama.

Përsa i përket projektit të mini Shengenit, ai sqaroi se preferon ta quaj Shengen rajonal “një hapësirë në të cilën ne të gjithë mund të zbatojmë katër liritë evropiane, ndërkohë që, individualisht, kemi rrugën tonë drejt integrimit evropian”.

Ai shtoi se shpresonte që Shqipëria dhe Serbia të mund të ndiqnin shembullin e Francës dhe Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore për bashkëpunim.
I pyetur për dialogun Kosovë-Serbi, Rama nuk ofroi një qasje apo zgjedhje, por u mjaftua të thoshte se njohja e Kosovës nga Serbia është e vonuar dhe do të ishte në interesin e kësaj të fundit.

“Zgjidhja e çështjes midis Serbisë dhe Kosovës është e domosdoshme dhe është me të vërtetë thelbësore për zhbllokimin e potencialit që unë mendoj se ekziston në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Shqipërisë,” tha Rama.

Përsa i përket pyetjes nëse Shqipëria do të mbështeste një padi për gjenocid, Rama u shpreh se nuk këto vendime nuk mund të merren pa partnerët dhe se ai s’kishte dëgjuar njëri që të përkrahte idenë.

Mes të tjerash, Rama shpjegoi se termi Shqipëri e Madhe nuk ekzistonte në Shqipëri si projekt politik dhe sugjeroi që Serbia të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO për të mbrojtur manastiret ortodokse.

Në fund ai i ftoi Serbët të vizitojnë Shqipërinë si mënyrë për të afruar dy vendet.

“Ejani të na vizitoni, ejani të shijoni bregdetin tonë, të takoni njerëz. Sepse atë që njerëzit mund të bëjnë, asnjë politikë ose strategji nuk mund të arrijë në drejtim të afrimit të vendeve, përmes njohjes dhe mirëkuptimit,” përfundoi Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkalla e meritës në administratën publike/ Rama: Testim kombëtar për njohuritë, certifikatë për 4 vjet

14:17 / November 2, 2026

“Administratë për Shqipërinë Europiane”/ Rama: Çdo gjë transparente falë inteligjencës artificiale

14:15 / November 2, 2026

Erdogan në Korenë e Jugut: Mund të bashkëpunojmë për projektin bërthamor në Sinop

12:59 / November 2, 2026

Buxheti 2027, ministri Hoxha: Investojmë në përgatitjen e Shqipërisë si vend anëtar i BE-së

12:51 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.