Kreu i shtetit Ilir Meta do të jetë sot në një konferencë për mediat, ashtu siç bënte çdo të premte para zgjedhjeve të 25 prillit.
“Rikthehen konferencat per medias te se premtes. Sot Presidenti Meta ne bashkebisedim me gazetaret ne ora 13:00, ne Institucionin e Presidentit”, njofton Presidenca.
Kujtojmë që këtë javë Kuvendi votoi për shkarkimin e tij, vendim që do i çohet Gjykatës Kushtetuese për interpretim dhe është ajo që do të vendosë për fatin e Metës si President.
