Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Ua mori me dhunë ushtria jugosllave, shqiptarët e Malit të Zi rimarrin pronat në Valdanos të Ulqinit

21:37 / June 11, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mali i zi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi i Malit të Zi ka votuar ligjin për kthimin e pronës së Valdanosit ish pronarëve, me iniciativën e deputetit shqiptar, Genci Nimanbegu,

Kjo konsiderohet një fitore e madhe për shqiptarët në Mal të Zi, në përpjekjet e tyre për t’i rikthyer pronat që ua mori ushtria jugosllave.

Ligji special për kthimin e pronave me ullishta në Valdanos të Ulqinit, u votua me 49 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Me këtë ligj, të cilin e ka propozuar deputeti i Listës shqiptare Genci Nimanbegu, mbarojnë kalvaret gati 30 vjeçare të ulqinakëve të cilëve këto prona iu janë marrë në vitin 1978 nga Ushtria e Jugosllavisë.

Kthimi i kësaj ullishte në zonën më atraktive të Ulqinit ka qenë një kërkesë politike e shqiptarëve në Mal të Zi dhe me këtë, pas Komunës së Tuzit, shqiptarët e Malit të Zi realizojnë edhe një kërkesë madhore politike në vend.

Vendimin e ka përshëndetur kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, i cili përmes një postimi në facebook, ka falënderuar deputetin Nimabegu për betejën e tij në Parlamentin malazez

“Të nderuar qytetarë,

Mbas rikthimit të statusit të Komunës së Tuzit, sot është një ditë e shënuar për të gjithë popullin shqiptarë në Mal të Zi.

Deputeti jonë në parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu në emër të shqiptarëve si dhe në emër të Listës shqiptare dorëzoj në Kuvend propozimin e ligjit për kthimin e pronës së Valdanosit ish pronarëve.

Përgëzoj Gencin, i cili luftoi deri në fund që kjo ditë të vinte dhe toka t’u kthehej pronarëve.

Me ketë rast falënderoj  të gjithë deputetetët që votuan dhe përkrahën propozim ligjin për kthimin e ullishtës së  Valdanosit!

Ishte betejë e gjatë, por nga e cila nuk u  tërhoqëm kurrë, siç nuk jemi tërhequr as nga Komuna e Tuzit, as nga shumë çështje të tjera, të cilat shkelin të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi.

mali i zi pronat Shqiptaret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.