Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Kamerieri gjendet i plagosur rëndë në Durrës me thikë në lokalin ku punonte. Policia jep detajet

09:10 / June 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia naten skene krimi 770x420 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e shkuar në ambientet e lokalit ku punonte.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:30, në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar. Policia sqaron se i riu është plagosur me thikë dhe dyshimet e para flasin për vetëplagosje për arsye ende të panjohura.

Burimet bëjnë me dije se 29-vjeçari është gjetur me thikë në dorë në tualet nga një klient i lokalit.

Ai është dërguar në gjendje të rënduar në Spitalin Rajonal të Durrësit nga ana e Forcave të Rendit që shkuan menjëherë në vendngjarje. I riu punonte si kamerier në lokalin ku ndodhi ngjarja në zonën e plazhit në Durrës.

“Më datë 11.06.2021, rreth orës 17:30, në lagjen nr.13, Durrës, në ambientet e lokalit ku punonte dyshohet se është vetëplagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi L. R., 29 vjeç, banues në Durrës, i cili pas ndërhyrjes së Policisë është transportuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, sqaron Policia Lokale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave që çuan 29-vjeçarin të ndërmerrte aktin e rendë.

Ai pritet të merret në pyetje pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore.

Nga ana tjetër, burimet thanë se ende nuk dihen shkaqet që kanë shtyrë të riun të ndërmarrë këtë veprim, ndërsa bëhet me dije se pas ndërhyrjes së policisë, 29- vjeçari L.R., është transportuar menjëherë në spital ku edhe po merr ndihmën mjekësore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Një i vdekur dhe tre të plagosur pasi ranë në kontakt me rrymën, Policia ndalon zyrtarët e Bashkisë Tropojë

12:11 / September 9, 2026

Shisnin drogë pranë gjimnazeve, lihen në burg 20 personat e arrestuar

16:39 / September 8, 2026

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026

 Nga puna në turizëm te tragjedia, ky është 24-vjeçari Ylber Luli që humbi jetën në Shkodër

09:39 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.