Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Edith Harxhi: Më hoqën nga Ambasada në Ankara sepse mendonin që isha agjente sekrete e MI6

09:26 / June 12, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
harxhi 21
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

E ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, kandidatja për kryetare e Partisë Demokratike Edith Harxhi, ka treguar se ajo është tepër aktive dhe bën çdo ditë takime me ambasadorë të rëndësishëm, përfshirë këtu edhe me Yuri Kim, por nuk preferon t’i bëjë publike.

Gjithashtu ajo ka treguar se kur ka punuar në Ambasadën e Ankarasë, e kanë hequr pa asnjë arsye sepse mendonin që ishte agjente e shërbimit inteligjent MI6 sepse kishte përfunduar studimet në Britaninë e Madhe dhe kishte një kompjuter që ishte i lidhur me internet, një gjë që ishte disi e pazakontë në vitet ’97.

Arian Çani:Takohesh me Yuri Kim?

Edith Harxhi: Po unë e takoj shumë shpesh.

Arian Çani: Ajo bëri 3 takime, bëri me Agronin, me Bardhin dhe me ty. E bëri me ty?

Edith Harxhi: Po është bërë gjë publike?

Arian Çani: Po si ka mundësi që nuk është bërë?

Edith Harxhi: Po sepse unë nuk i bëj takimet publike. Unë jam diplomate karriere, unë e di se kur takimet duhet të bëhen publike dhe kur nuk duhet. Unë takohem përditë me ambasadorë, përditë marr mesazhe nga ambasadorë, përditë takohem me ambasadorë, jo vetëm me Yuri Kim, por edhe me të tjerë shumë të rëndësishëm. Përditë flas me Kancelaritë e huaja.

Arian Çani: Bardh Kadillin e pyeta nëse është agjent i CIA-s, ka punuar me USAID, ai më tha e po të isha nuk do ta thoja.

Edith Harxhi: Më kanë quajtur një herë në ’97-ën kur më hoqën nga Ambasada e Shqipërisë në Ankara pa asnjë lloj justifikimi, më kanë quajtur agjente e Inteligjent Service, MI6 e anglezëve. Atëherë thoja me vete që o sa mirë do ishte sikur të kisha qenë, por arsyeja e vetme pse ma kishin vënë këtë nofke, ishte sepse kisha një kompjuter në vitin ’97 dhe kisha hapur internetin për herë të parë dhe interneti dukej çudi.

Unë isha në Ankara, por arsyeja pse më lidhnin me Inteligjent Service, ishte për arsye sepse unë sa isha kthyer nga studimet në Britaninë e Madhe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthen një depo a*mësh në Siri/ 14 të vd*kur dhe 11 të pl*gosur

19:21 / September 9, 2026

Analisti: “PD me Sali Berishën është e mbaruar, dhe nuk vjen kurrë në pushtet”

17:23 / September 9, 2026

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Në bojkot administratat në Gjykatën e Tiranës, Fierit, Vlorës e Lushnjës! Nesër mbledhje e jashtëzakonshme e gjyqtarëve

16:58 / September 9, 2026

Nga “magnet votash” në rrezik elektoral, Trump sfidon sondazhet dhe kundërshtarët

16:40 / September 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.