Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, me të cilin ka nënshkruar edhe një marrëveshje.
Bëhet fjalë për marrëveshjen për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri Rama me anë të një postimi në Facebook.
“Bruksel – Me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, në një takim shumë miqësor e të dobishëm, që u mbyll me nënshkrimin e marrëveshjes për koordinimin e teknologjisë 5G mes ShBA dhe Shqipërisë,”- shkruan Rama krah pamjeve ku shihet që takohet dhe shtrëngon duart me Blinken.
