Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike Jemin Gjana mesditën e kësaj të hëne ka konfifirmuar mandatin e tretë të Lulzim Bashës në krye të selisë blu.
Gjana në deklaratën e tij për mediat ka bërë me dije se procesi është mbyllur me sukses dhe se Basha ka fituar me 32 882 vota.
“Misioni zgjedhor i PD sapo ka përmbyllur procesverbalin e deklarimit të rezultatit përfundimtar zyrtar,. Kemi administruar 76 kuti në të gjithë vendin. Në prani të komisionit janë hapur një e nga një kutitë. Nga procesverbalet, rezulton që në të gjitha rastet komisionerët kanë firmosur dhe përfaqësuesit e kandidatëve në garë që kanë pasur atje në përfaqësim. Bazuar në të dhenat zyrtare, rezulton se në 75 mijë anëtare të PD, kanë votuar 41 mijë anëtarë. Vota të pavlefshme kanë rezultuar 413, të vlefshme 40 mijë vota, të ndara sipas kandidatëve në garë.. 781 anëtarë kanë votuar për Fatbardh Kadillin, 983 për Edith Harxhi, Për Agron Shehaj, 6338 anëtarë, 32 882 anëtarë kanë votuar për Lulzim Basha. Komisioni zgjedhor bazuar në këto të dhëna shpall zyrtarisht fitues të garës Lulzim Bashën”, ka thënë ai.
