Pas 12 vitesh në krye të qeverisë, Benjamin Netanyahu nuk do të jetë më kryeministri i Izraelit. Ai renditet si lideri më jetëgjatë në Izrael, pasi është kryeministër që nga viti 2009.
Mirëpo as shumë ishte “familjarizuar” me postin e kryeministrit, saqë harroi dhe u ul në karrigen e kryeministrit në Parlament. Shumë habiten dhe e marrin me të qeshur, por një person, i tregoi që ai nuk mund të ulej më aty, pasi tanimë duhej të ulet në vendet e dedikuara për opozitën.
Qeverisja e Netanyahut përfundoi të dielën, pasi Parlamenti votoi pro një qeverie të re uniteti, të udhëhequr nga Naftali Bennett. Pas këtij vendimi, Netanahu tha se së shpejti do të rikthehet në pushtet.
