Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Skandali me zgjedhjet në PD, gazetarja voton pa qenë në listë dhe pa kartë anëtarësie

20:59 / June 14, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fiks fare 1 min 590x354 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fiks Fare denoncoi sot parregullsitë dhe abuzimet në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike në 13 qershor 2021.

Fiks Fare tregoi se sa e lehtë ishte të hidhje fletë votimi pa qenë anëtar i PD-së.

Gazetarët e Fiks Fare u prezantuan në qendrën e votimit në Vorë vetëm me kartën e identitetit. Pasi anëtarët e komisionit verifikuan që  gazetarja e Fiks Fare nuk rezultonte fare në listën e votuesve të asaj zone, dhe pasi merr konfirmimin se gazetarja nuk kishte qene asnjëherë anëtare e Partisë Demokratike, e lejuan të votonte, edhe pse ishin të bindur që po manipulonin procesin zgjedhor.

Sipas statutit të PD-së, kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia. Gjë të cilën Fiks Fare e demostroi me pamje se komisionerët e qendrës së Votimit në Vorë nuk e zbatuan këtë rregull.

Sipas rregullores, anëtari i PD duhet të paraqesë para komisionit (përbëhet nga disa anëtarë dhe një kryetar) kartën e anëtarësimit në parti, si dhe duhet të ketë emrin në listën e qendrës së votimit. Në Fiks Fare u pa mbrëmjen e të hënës se përveç se gazetarja nuk ishte anëtare e PD-së, nuk kishte kartë anëtarësimi dhe as emrin në listën zgjedhore, por votoi fare lehtë vetëm me ID.

fiks fare min 300x169 1

Qendra e votimit të PD-së, Vorë

Fiksi: Si kaluat?

Komisioneri: Mirë. Kartën e anëtarësisë?

Fiksi: Jo, nuk kam kam kartë anëtarësie.

Komisioneri 1: Nuk ke kartë ëëë?

Fiksi:  Jo, kam ardhur nga jashtë.

Komisioneri 1: Banorë ku je?

Fiksi: Në Marikaj.

Komisioneri 1: Marikaj ëëëë? Jeton jashtë?

Fiksi: Po jetoj jashtë, po deshe të jap edhe dokument.

omisioneri 1: Jo më s’ka nevojë për dokument, probemi qëndon….

Fiksi:  Ku?

fiks fare 2 min 300x169 1

Komisioneri 1: Kush ka emrin në listë ose kush ka kartën e anëtarsimit dhe nuk ka emrin mund të votojë.

Fiksi:  Hë mor burrë se sa me votu jemi që të gjithë, ky është qëllimi i përbashkët.

Komisioneri 1: Po mo po.

Fiksi:  A do të regjistrosh ndonjë dokument italian?

Komisioneri 1: Po jo mo jo nuk duhet.

Fiksi: Unë kam votuar edhe vjet dhe nuk kam qenë anëtare.

Vëzhguesja: Vjet, për çfarë ke votuar?

Fiksi: Për kandidatët, edhe vjet kam votuar pa qenë anëtare.

Komisioneri 1: Ma thuaj pak emrin e babait.

Fiksi: …….

Komisioneri 1: Dëgjo, ne nuk kemi si qëllim domethënë, që mos të lejojmë njerëzit që të votojnë por problemi qëndron se ….

Fiksi: Është gjynaf me na heq ne mundësinë të votojmë si demokrat dhe nuk kemi kartë anëtarësimi.

Komisioneri 1: Firmos pak këtu.

fiks fare 3 min 300x167 1

Komisioneri 2: Ti kartën duhet ta bësh.

Fiksi:  Kam shkuar me e kërkuar dhe më kanë thënë është mbyll.

Komisioneri 2: Te kush?

Fiksi: Këtu kam ardhur dhe më kanë thënë që janë mbyllur.

Komisioneri 1: Ne nuk e kemi qëllim fare me mos me i lënë njerëzit të votojnë, problemi qëndron se bëhet një rast dhe thonë që proçesi u manipulua. A kupto?

Fiksi:  Nuk është se duhet një teori e madhe këtu. Ishalla fitojmë. Brenda për brenda partisë e kemi po…. Faleminderit kalofshi mirë./ tch

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çfarë e shkaktoi shpërthimin në pikën e karburantit në Tiranë? Hetuesit shqyrtojnë disa pista

10:35 / September 10, 2026

Teherani kundërpërgjigjet ndaj SHBA-së, sulme ndaj anijeve luftarake dhe cisternave në Hormuz

10:31 / September 10, 2026

“Zëri im të shkojë në veshin e kryeministrit”/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për Praninë Besnike: Njerëzit duhet të ndihen të qetë kur vijnë të qajnë një hall

10:23 / September 10, 2026

Fshehur mes trëndafilave/ Kapen 100 kg kokainë në Aeroportin e Athinës, në pranga 6 persona. Shumica shqiptarë

10:07 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.