Një 41-vjeçar i cili vuante dënimin alternativ të qëndrimit në shtëpi, ka goditur në ambientet e burgut të Fushë Krujës dy gardianë.
Sipas burimeve zyrtare ai po kalonte periudhën e mbetur të dënimit për trafik droge kryer në bashkëpunim në shtëpi sipas vendimit të gjykatës. Por shtetasi në fjalë ka thyer këtë dënim alternativ.
NJOFTIMI
Goditi për shkak të detyrës 2 punonjës të IEVP Fushë Krujë, arrestohet në flagrancë 41-vjeçari që vuante dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin B. C., 41 vjeç, banues në Fushë Krujë.
Ky shtetas ka thyer vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila i ka caktuar dënimin alternativ “Qëndrim në Shtëpi”, për periudhën e mbetur të dënimit për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe në ambientet e IEVP Fushë Krujë, ka goditur për shkak të detyrës 2 punonjës të këtij institucioni.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimi” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.
