Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

10 mijë lekshi me portretin e Asdrenit/ BSH prezanton dy prerje të serisë së re të kartëmonedhave

11:31 / June 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sejko 1 770x388 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka prezantuar ditën e sotme dy prerje të serisë së re të kartëmonedhave. Bëhet fjalë për kartëmonedhën  10,000 lekë dhe 1000 lekë.

Siç bëri të ditur guvernatori Sejko, këto dy kartëmonedha dalin zyrtarisht në treg nga 30 qershori i 2021.

“Kartëmonedha më e re, me vlerë 10,000 lekë, prezantohet sot. BSH prezanton sot dy kartëmonedha të reja, prerjet 1 mijë lekë dhe 10 mijë lekë, ku kjo e fundit është një prerje krejtësisht e re në serinë e kartëmonedhave shqiptare. Hedhja në treg për herë të parë përfaqëson në vetvete shkallën e zhvillimit të sistemit elektronik të pagesave, si dhe tregues të tjerë, që lidhen me trajtimin e parasë. Kjo shoqëron zhvillimin ekonomik të vendit dhe plotëson kërkesat e tregut për ta pasur. Prezantimi dhe hedhja e saj në qarkullim do të mundësojë një qarkullim më të mirë të parasë, duke ulur kostot e prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes, si dhe duke rritur efikasitetin e BSH. Gjithashtu, prezenca e kësaj prerje më të lartë rrit efikasitetin e BSH edhe për të administruar një stok, për të përballuar raste të rritjes së paparashikuar të kërkesës së tregut.”

Sa i përket veçorive, kartëmonedha 1000 lekëshe vjen me një dizajn të rifreskuar, duke pësuar ndryshime që lidhen me të gjitha elementët në tërësi. Kartëmonedha 10,000  lekë mban simbolet e identitetit tonë kombëtar, shoqëruar me autorin e Himnit Kombëtar Aleksandër Stavër Drenova (Asdreni).

Kartëmonedha 1 mijë lekë ka të integruar numrat, shkronjat, si dhe elementin e njohjes nga të verbrit, ndryshon ngjyrë në kënde të ndryshme shikimi, si dhe shiritin e ndritshëm në pjesën e pasme. Kartëmonedha e re 10 mijë lekë ka të integruar numrat, shkronjat, si dhe elementin e njohjes nga të verbrit, hologramën e shoqëruar me efekte të ndryshme optike.

Ndërkohë, në proces prodhimi janë kartëmonedhat 500 lekë dhe ajo 2000 lekë.

kartemonedha

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.