Mediat greke raportojnë një ngjarje të rëndë që ka ndodhur brenda një familjeje në Selanik.
Xhaxhai 50-vjeçar ka përdhunuar mbesën e tij që kur ishte 9-vjeç,e në 2013 për gjashtë vite të tëra deri në 2019.
Protothema raporton se vajza jetonte me gjyshen e saj në Selanik pasi i ishin divorcuar prindërit dhe xhaxhai i saj përfitoi nga situatë ku vajza ishte e pambrojtur duke abuzuar seksualisht me të.
Tashmë vajza është në moshën 17 vjeçe dhe është larguar nga vendi. Atje ajo gjeti forcën për ta raportuar këtë rast në Autoritetet e Policisë dhe për të treguar çdo gjë në lidhje me xhaxhanë e saj.
Oficerët e policisë së Drejtorisë së Mbrojtjes së të Miturve në Drejtorinë e Sigurisë së Selanikut, të cilët filluan hetimet mbi krimet dhe formuan një çështje kundër xhaxhait të saj grek 50-vjeçar, për veprime të pahijshme kundër saj. Dosja e çështjes ka të bëjë me veprat e përdhunimit, abuzimin e të miturve ku viktima nuk kishte mbushur moshën 12 vjeç. Dosja e çështjes do t’i paraqitet autoriteteve gjyqësore kompetente.
