Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku trupi i një fëmije u gjet i lidhur dhe i pajetë, në sediljen e makinës pranë banesës.
Ngjarja ka ndodhur në Tenesee, ndërsa mediat shkruajnë se fëmija kishte vdekur nga uria dhe dehidratimi.
Por ngjarja nuk mbyllet këtu pasi edhe nëna e foshnjes 15-muajsh, Nicholas Crowder, u gjet e pajetë në shtëpi ku sipas autopisës kishte ndërruar jetë më parë nga mbidoza.
Pasi Policia arriti në vendin e ngjarjes pa që Tiffany Spears, 32 vjeçe, ishte shtrirë në dyshemenë e banjës dhe nuk kishte asnjë shenjë të dukshme dhune.
Rreth saj kishte drogë dhe mjete për ta marrë, ndërsa djali i pajetë u gjet në sedijen e makinës të parkuar para shtëpisë.