Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nuk i prek pandemia, fitimet e transferuara jashtë arrijnë vlerën më të lartë në 13 vjet

08:25 / June 16, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
leke
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bizneset e huaja transferuan më shumë fitime jashtë në tremujorin e parë të vitit.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, flukset dalëse në të ardhurat nga investimet kishin vlerën e 141 milionë eurove, në rritje me 15.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo është vlera më e lartë e fitimeve të transferuara jashtë për këtë periudhë të vitit në 13 vitet e fundit.

Kjo tendencë nuk është krejt e re, po të kemi parasysh se në dy vitet e fundit, transferimi i fitimeve jashtë vendit ka pasur vlera relativisht të larta. Për vitin 2020, fitimet e transferuara jashtë shënuan një rënie me 5.1%, por kjo ishte sërish vlera e dytë më e lartë në 12 vitet e fundit.

Pas goditjes së fortë të pandemisë në ekonomi, ishte e pritshme që shumë biznese të pezullonin shpërndarjen e dividendëve, për të forcuar kapitalizimin e kompanive.

Për kompanitë që veprojnë në tregje të rregulluara, si bankat apo kompanitë e sigurimeve, shpërndarja e fitimeve u pezullua përkohësisht përmes vendimeve të autoriteteve rregullatore. Por, këtë vit ndalimi për të shpërndarë fitimet në sektorin bankar u kufizua vetëm për vitin 2020, duke i hapur rrugë ndarjes së dividendëve nga fitimet e viteve të mëparshme.

Një vendim të ngjashëm mori edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, megjithëse në këtë treg prania e investitorëve të huaj është pak më e ulët.

Vlera relativisht e lartë e fitimeve të transferuara tregon se efekti i krizës në këtë drejtim nuk ka qenë shumë i madh. Nga ana tjetër, rritja e investimeve të huaja direkte, sidomos pas vitit 2014, përbën në vetvete një premisë që dalja e fitimeve jashtë vendit të rritet, me qëllim marrjen mbrapsht të investimeve të kryera.

Megjithatë, fitimet e transferuara jashtë vendit nuk përfshijnë vetëm të ardhurat nga biznesi, por edhe ato nga investimet e portofolit, ndaj një ndikim ka pasur është edhe rritja e borxhit të jashtëm në vitet e fundit, sidomos nga qeveria shqiptare. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, për tremujorin I qeveria shqiptare shpenzoi 2.2 miliardë lekë ose pothuajse 18 milionë euro për interesat e borxhit të jashtëm. Kjo shumë është afërsisht sa 13% e flukseve dalëse në zërin e të ardhurave nga investimet.

Në kahun e kundërt, flukset hyrëse të të ardhurave nga investimet për tremujorin u rritën lehtë në 22 milionë euro, 22% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Bilanci neto i të ardhurave nga investimet ishte negativ në vlerën e 119 milionë eurove. Deficiti në këtë zë u rrit me 14% krahasuar me një vit më parë. Si një vend pritës i investimeve të huaja direkte, Shqipëria ka historikisht një bilanc negativ në të ardhurat nga investimet./Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Macukulli malor lidhet me rrugë të asfaltuar, përfundojnë 5 kilometrat e fundit

19:46 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.