Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Tjetër vlerësim për Armando Brojën, hyn në garë për çmimin prestigjioz

08:36 / June 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
broja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Armando Broja është kthyer në një nga lojtarët e rinj më të vlerësuar në futbollin europian falë paraqitjeve të tij me fanellën e Vitese në kampionatin holandez në këtë vit. Sulmuesi i talentuar shqiptar është paraqitur më mirë se sa kanë bërë emra si Ibrahimoviç apo Suarez në debutimin e tyre në këtë kampionat ndaj nuk është çudi që tashmë ai po monitorohet me shumë kujdes për atë që jep në fushën e lojës dhe të jetë kandidat për çmime të rëndësishme që në moshë të re.

Gazeta italiane “Tuttosport”, si çdo vit ka përpiluar listën e 100 futbollistëve të rinj më të talentuar që garojnë për çmimin “Golden Boy”, një vlerësim prestigjioz që në të kaluarën u ka hapur rrugë talenteve si Mbape e Haland. Në listën e këtij edicioni që merr për bazë lojtarë të lindur nga 1 janari 2000 e më tutje, është përfshirë edhe emri i talentit shqiptar.

Një paradoks po të marrësh parasysh ndeshjet e fundit të kombëtares, ku u vendos që atij të mos i jepeshin minuta në sfidën ndaj Çekisë dhe pas duelit kundër Andorrës me U21, u la i lirë të kthehej për të filluar pushimet. Trajneri Reja kohët e fundit nuk e merr në konsideratë futbollistin, diçka e pakuptueshme duke pasur parasysh se ai po bëhet një emër i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare aq sa edhe Çelsi po mendon seriozisht ta kthejë nga huazimi te Vitese.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.