Deputeti i pavarur Ligoraq Karamelo denoncon në polici kërcënimet dhe shantazhet që i janë bërë nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Sapo kam dorëzuar një kallëzim në komisariatin e Korcës për shpifje, kërcënime dhe shantazhe që më kanë bërë pas daljeve publike para 1 jave në Korçë, ku OSBE organizoi një takim për pakicat kombëtare dhe rolin e media së shkruar dhe pas një emisioni në një nga tv shqiptare ku u diskutuan problematikat e një shkrimi të botuar në një gazetë greke.
Natyrisht që Korça nuk mund të pranojë këtë lloj gjuhe, Korça ka dëshmuar qytetari, mirëkuptim, bashkjetesë, këto janë sjellje të papranuahme që cenojnë jo vetëm bashkjetesën, po prishin harmoninë që Korça ka.
Kërcënimet kanë qenë të ndryshme,shumica janë të panjohura, është detyrë e prokurorisë ti zbulojë.
Jam kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale. Gjithashtu kërcënime kam patur edhe në YouTube, aty ku kam qenë i ftuar për të diskutuar, këto janë të ulëta, kërcënimet janë me jetë, kërcënohet familja ime, bashkëjetesa të komunitetit që unë përfaqësoj”, thotë Karamelo.
