Pak javë më parë Rama zhvilloi një takim me liderët e Kosovës në shtëpinë e Thaçit në Çagllavicë, e cila ka qenë objekt diskutimesh dhe akuzash në Kosovë. Por sa ka kushtuar shtëpia e Presidentit të Kosovës?
“Realisht, pas 20 viteve të angazhimeve të pasluftës, duhej që ta kisha një adresë, kështu që gjithçka është e raportuar në Agjencinë e Antikorrupsionit, kështu që është gjithçka transparente dhe mund të verifikohet. Është një angazhim modest për familjen nga burimet e mia familjare” tha ai.
Në një oborr të rrethuar me mure të larta, gjendet një shtëpi e madhe e sapo ndërtuar në Çagllavicë, disa kilometra larg Prishtinës.
I pari i shtetit ka vendosur që të banojë në periferi e kryeqytetit të banuar kryesisht me serbë, ndërsa edhe rrugët që të qojnë drejt shtëpisë së tij, janë të emërtuara me emra serbë.
Shtëpia e Thaçit duket mjaft e madhe ndërsa është e “fortifikuar” me mure të larta e dyer të siguruara mirë.

