Ish-mesfushori i Milanit, Juventusit dhe Interit Patrick Vieira ishte i ftuar në TV britanik i cili komentoi rrugën europiane të Italisë së Roberto Mancinit, sipas tij, skuadra e kaltër nuk është ndër favoritët e këtij turneu, duke zhvlerësuar në një farë mënyre forcën e italianëve.
“Unë mendoj se dy ndeshjet e para që ata kanë luajtur kanë qenë dy takime të lehta. Sigurisht, gjithmonë duhet të mundësh këdo ke përpara, por unë ende kam dyshime se ata mund ta arrijnë deri në fund.
Unë mendoj se u mungon intensiteti, fuqia, ritmi, për të qenë të barabartë, kështu që unë do të pres kur të përballet me ndonjë rival të fortë. Unë mendoj se është ende herët për të konsideruar Italinë si një ndër favoritët për të fituar Europianin”, përfundon Viera.
