Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Zgjedhja e Editorit

VIDEO/ “Rama ka marrë shqiponjën e federatës ruse?” Historiani Pëllumb Xhufi jep detaje

21:48 / February 25, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqiponja dykrenare, simbol i shqiptarëve anembanë globit, duket se është e destinuar për të qenë temë e debateve herë pas here.

Kësaj radhe një debat është hapur në opinion publik ku kryeministri akuzohet se e ka ndryshuar shqiponjën e zezë në flamurin e kuq, duke e bërë të bardhë, madje ka nga ata që e krahasojnë me shqiponjën ruse.

Për të folur pikërisht për këtë çështje, ka qenë sot në “A show” në Neës24 historiani Pëllumb Xhufi, akademik, profesor.

I pyetur nëse ka sens që tek shqiptarët të ketë një lloj shqetësimi se çe gjen shqiponjën e flamurit, Xhufi tha se ka sens por nuk duhet ekzagjeruar.

“Ne kemi shqiponjën më të bukur, se nuk jemi të vetmit që kemi shqiponjën me dy krerë. Ne e kemi marrë në një formë që nuk puqet fare as me sllavët, as me gjermanët, as me austriakët, as me serbët e malazezët e as me rusët. Shqiponja është një simbol që mjedisin e natyrshëm e ka tek flamuri. E ka cilësuar Barleti, për shqiponjën në flamurin e Skënderbeut. Ky flamur i cikluar në epokën e Rilindjes. Ata e rindërtuan, e riformuluan flamurin në bazë të thënies së Barletit dhe bënë një shqiponjë të shkëlqyer. Që nga ajo e shoqatës Vatra, Drita janë shqiponja të bukura, të zeza dhe me krahët e hapur, të shpalosur, dinamike po krejt e veçantë”, tha Xhufi.

Ai u shpreh më tej se shqiponjën në flamur nuk e ndryshon dot asnjë por se mund të vijnë në forma të tjera në varësi të vendit apo materialit ku përdoret, duke iu referuar debateve për shqiponjën e bardhë të përdorur në institucionet shqiptare në qeverinë “Rama”.

“Shqiponjën në flamur nuk e ndryshon dot askush. Ne kemi dhe simbole të tjera, himni kombëtar, ai luhet e vjen në forma të ndryshme”, ilustroi historiani i njohur.

Duke komentuar shqiponjën e zezë të përdorur në kohën e PD dhe atë të bardhë që përdoret tashmë, ai shtoi: “Kjo Shqiponjë që u shfaq para disa vitesh në laptopët e deputetëve tanë, një shqiponjë e bardhë brenda një rrethi ngjyrë portokalli është shqiponja e Stefan Dushanit. Shqiponja tani ndryshon nga ajo ruse”.

Shqiponja ekzekutohet dhe në metal të bardhë, edhe në bakër, edhe në dyll, edhe në të verdhë, në ar. Nuk duhet qëndruar aq këtu. Unë do thosha më shumë që duhet qëndruar që të jetë një shqiponjë dinamike me krahët e hapur dhe të jetë afër shqiponjës së flamurit. Nëse është thelbi i bisedës që Rama ka marrë shqiponjën e federatës ruse, nuk do ta besoja kurrë me aq sa e njoh. Që të jetë një shkarje…Prandaj ka dhe kritikë”, tha Xhufi.

Historiani Pëllumb Xhufi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.