Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

VIDEO / Spektakël ndaj Portugalisë, kthehet Gjermania e frikshme fituese

20:03 / June 19, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ereerer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjermania është kthyer. Ky është ndoshta lajmi më i mirë për tifozët  europianë, pasi skuadra gjermane, në vështirësi të mëdha në këto vite, që pas suksesit në Botërorin e Brazilit, është shfaqur përsëri ajo skuadra e frikshme e disa viteve më parë me një lojë ofensive e gola të shënuar. Skuadra e drejtuar nga Joakim Lëv ka dhënë një provë të mirëfilltë force sot ndaj Portugalisë, duke fituar me përmbysje në një nga sfidat më të bukura të turneut.

Gjermanët e nisën takimin mirë duke sulmuar, por goli i parë do të ishte i portugezëve me një kundërsulm të finalizuar nga Kristiano Ronaldo. Megjithatë, entuziazmi i kampionëve në fuqi të Europës do të zgjaste shumë pak, pasi më dy kundërzbritje të rrufeshme, Gjermania përmbysi gjithçka falë autogolave të Ruben Dias e Guerrieiro.

Fillimi i pjesës së dytë ishte mbresëlënës për gjermanët, të cilët dominuan e shënuan dy gola të shpejtë me Havertz e Gosens për të çuar shifrat në 4-1. Portugalia nuk u dorëzua, teksa gjeti golin me Zhota e më pas, Renato Sançez goditi shtyllën me një predhë nga distanca. Por pavarësisht insistimit portugez në minutat e fundit, rezultati nuk ndryshoi më dhe Gjermania e sheh veten në një pozicion shumë më të favorshëm për të vazhduar rrugëtimin në Euro 2020, ndërsa portugezët do të duhet të diskutojnë gjithçka në sfidën e fundit me Francën.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Malaj u përgjigjet magjistratëve: Kërkoni t’i rëndoni buxhetit të shtetit 40 mln euro në vit

19:20 / September 10, 2026

Riaktivizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës/ Flakët po përhapen me shpejtësi, nis ndërhyrja nga ajri

18:41 / September 10, 2026

Fermeri shqiptar prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë

17:58 / September 10, 2026

Monitoruesi i klimës i BE-së: Gushti, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!

17:39 / September 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.