Kjo javë që kemi hyrë pritet të shënojnë temperaturat më të nxehta që do kapin 40 deri në 41 gradë celsius. Meteorologia, Adiola Bami bën me dije se kryefjala e kësaj jave do të jetë moti me temperatura përvëluese. I nxehti afrikan ka përfshirë vendin tonë.
Ndër të tjera ajo bën me dije se të njëjtat masa ajrore do të jenë të pranishme dhe në vendet e rajonit në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut.
“Kjo javë ka nisur e nxehtë në të gjithë territorin shqiptar, pasi dhe temperaturat e natës dhe të mëngjesit kanë qenë të larta. Në zonat malore termometri ka shënuar 13 gradë celsius. Ndërsa gjatë mesditës termometri pritet që të shënojë temperaturat 36 gradë Celsius. E marta dhe në vijim do të sjellë një rritje të vlerave termike, duke bërë që nga e mërkura e pas temperaturat do të arrijnë në 40-41 gradë celsius. Nga e marta e në vijim vendi do të jetë në mbizotërimin e motit me diell dhe temperaturave të larta.
Edhe fundjava mbetet me vlera të larta termika. Pjesa më e madhe e territorit të sotëm do të mbetet nën masat ajrore me kthjellime dhe me vranësira ndërsa në zonën veriore dhe verilindore priten dhe reshje shiu.
Gjithashtu të njëjtat kushte atmosferike do të jenë dhe në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut”, ka thënë Bami.
