Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nard Ndoka zbulon përçarjen në PD: Basha ishte më shumë protagonist sesa duhej. Nuk kam më kontakte me të

18:02 / June 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ndoka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka tha se kreu i PD-së u orientua gabim gjatë gjithë ndërtimit të fushatës.

Ndoka u shpreh se në gjykimin e tij analiza e zgjedhjeve në PD duhet të ishte bërë përpara zgjedhjeve për kryetarin, ndërsa u shpreh se Basha nuk diti të ndërtonte një marrëveshje publike me aleatët.

“Çdo parti politike bën analizat e veta përmes strukturave, padyshim që do të ketë dhe një analizë për opozitën e bashkuar në tërësi, unë gjykoj sot se një prej shkaqeve përtej manipulimit të votës, është mungesa e funksionimit të opozitës si një trupë zgjedhore. Ne duhet të nxjerrim mësimet, opozita e pati të vështirë përballjen me mazhorancën, edhe pse Edi Rama ishte i vetëm.

Janë shumë arsye se pse opozita pati rezultat, zoti Basha e ndërtoi fushatën më vete, pra pati njëlloj protagonizimi nga Basha për tu ballafaquar në mënyrë direkte me zotin Rama. Ai ndoshta e futi në vorbull, dhe zoti Basha nuk diti që të ndërtonte një marrëveshje publike me aleatët. Nuk pati kontakte të vazhdueshme gjatë fushatës me aleatët, dhe kjo pati kostot dhe pakënaqësitë e veta.

Nuk ka kontakte për momentin, për faktin se PD u fut në një spirale të zgjedhjes së kryetarit, duhet të ishte e kundërta, të ishte bërë njëherë analiza dhe më pas të bëhej zgjedhja e kryetarit. Ka një lloj tendence për ti parë aleatët si të tepërt, ndërkohë që është e kundërta, ne jemi penalizuar nga heshtja e PD-së për heqjen e koalicioneve”, u shpreh Ndoka.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli

13:07 / October 30, 2026

BE nis shqyrtimin e kapitullit të radhës me Shqipërinë

12:58 / October 30, 2026

Transferimi i Erion Veliajt nga burgu i Durrësit në Fier, ministri Toni Gogu kthen përgjigje zyrtare Bledi Çuçit dhe Fatmir Xhafajt/ Inspektim për të gjitha lëvizjet në burgje

12:00 / October 30, 2026

Kaosi në Kuvend/ “Etika” ndëshkon Sali Berishën dhe pesë deputetë të tjerë të PD-së

11:52 / October 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.