Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Një gol kundër Francës do të kthejë Shqipërinë në makthin e Kristiano Ronaldos

08:53 / June 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ronaldo gjimshiti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Misioni i Kristiano Ronaldos këtë javë është shumë i veçantë. Përballë Francës, të mërkurën nuk e pret vetëm një betejë për kualifikimin, por edhe për t’i dhënë fund një makthi që zgjat prej 15 vitesh. Kristiano Ronaldo ka shënuar 107 gola me përfaqësuesen e vendit të tij, por asnjë të tillë kundër Francës, një prej ekipeve më te cilin është ndeshur vazhdimisht.

Me “gjelat” ai është përballur për herë të parë në gjysmëfinalen e Botërorit 2006 dhe të mërkurën, ndaj tyre do të regjistrojë ndeshjen e 7 në karrierë. Në 6 takimet e mëparshme, në 439 minuta lojë, ai nuk i ka shënuar asnjëherë francezëve që janë kështu përfaqësuesja që i ka rezistuar më shumë pa pësuar gol nga portugezi.

Një gol ndaj Francës do të mbyllte këtë mallkim 15-vjeçar për Ronaldon, duke i hapur rrugë një tjetri, atij me… Shqipërinë. Rezulton se pas Francës, ekipi ndaj të cilit ai ka luajtur më shumë pa i shënuar është pikërisht Shqipëria, me 4 takime të tilla.

I pari ishte rreth 18 vite më parë, në miqësoren e fituar 5-3 nga luzitanët në tetor 2003. Më pas vijnë dy ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2010, si dhe ndeshja e dytë në kualifikueset e Euro 2016 në Elbasan. Katër ndeshje ku ai ka qenë në fushë, por nuk ka mundur të kalojë me radhë Strakoshën, Billën, Beqajn, Hidin e në fund edhe Berishën. Ndaj të mërkurën, sfida Portugali-Francë, do të ketë rëndësi edhe për Shqipërinë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përfundon kontrata e Edi Martinit te Vllaznia, klubi shkodran e shkarkon nga detyra

20:39 / October 1, 2026

San Marino-Shqipëri, formacionet zyrtare/ Rikthehet Mitaj, Sina debuton me kuqezinjtë

20:25 / September 29, 2026

Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë

20:03 / September 28, 2026

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.