Policia greke ka arrestuar para pak minutash autorin e dyshuar të përdhunimit të një shqiptares dy ditë më parë në lagjen Petralona në Athinë.
Ai është një shtetas bullgar 35 vjeç.
Arrestimi i tij u krye nga Forcat Speciale të Policisë, të cilat po e kërkonin në disa zona në të cilat besohet se fshihej.
